11 Shtator 2024, 22:50
Nga M.B
Ceremonia
SHBA- Në Shtetet e Bashkuara po përkujtohen të martën rreth 3 mijë viktimat, pasojë e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Ky përvjetor i 23-të shënohet ndërsa vendi ndodhet në fushatë presidenciale. Presidenti Joe Biden, Nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump qëndruan krah njeri-tjetrit në ceremoninë që u mbajt në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork.
Në vitin 2008, në ditën që përkujtoi viktimat e sulmeve me avionë të rrëmbyer, senatorët e atëhershëm dhe rivalët e fushatës presidencialë, John McCain dhe Barack Obama, bënë një përpjekje të dukshme për të lënë mënjanë politikën. Ata vizituan së bashku vendin ku ngriheshin dikur dy kullat e larta binjake të Qendrës Tregtare Botërore, duke vendosur lule për nder të viktimave.
Pavarësisht nga kalendari i fushatës, organizatorët e ceremonive me rastin e 11 shtatorit, prej kohësh janë përpjekur të përqëndrohen tek viktimat. Për vite të tëra, politikanët kanë qenë vetëm vëzhgues në këto ceremoni, ku të afërmit e viktimave lexojnë me zë të lartë emrat e atyre që humbën jetën.
“Ju jeni rreth njerëzve që ndihen të pikëlluar, e krenarë njëkohësisht – kjo ditë është për këtë gjë, nuk është politike”, tha Melissa Tarasiewicz, që humbi babanë e saj më 11 shtator, Allan Tarasiewicz, i cili punonte si zjarrëfikës në Nju Jork.
Krahas Nju Jork, ceremoni u zhvilluan edhe në Pensilvani e në Pentagon, tre vendet ku u rrëzuan avionët e marrë peng nga operativë të Al-Kaidës. Zyrtarët amerikanë kanë arritur në përfundimin se avioni që u rrëzua pranë zonës rulare Shanksville të Pensilvanisë më 11 shtator të 2001, ishte nisur drejt Uashingtonit. Ai u rrëzua pasi anëtarët e ekuipazhit dhe pasagjerët, u përplasën me rrëmbyesit në një përpjekje për të marrë kontrollin e avionit.
Sulmi terrorist ndryshoi gjithashtu politikën e jashtme amerikane, praktikat e sigurisë së brendshme dhe mendësinë e shumë amerikanëve që nuk ishin ndjerë më parë të pasigurt ndaj sulmeve nga ekstremistë të huaj. Efektet u përhapën në mbarë botën dhe brez pas brezi, ndërsa SHBA u përgjigj duke udhëhequr luftën globale kundër terrorizmit./ VOA
viktimat e 11 shtatorit
Bota
11 Shtator 2024, 22:38
E. D
Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden veshi për një çast një nga kapelet e kuqe MAGA të ish-Presidentit Donald Trump, në nj...
Bota
11 Shtator 2024, 22:19
E. D
pamje nga vendngjarja
GJERMANI- Ky është momenti kur Ura Carola në Dresden u shemb. Gjithashtu hetuesit po përpiqen furishëm t&eum...
Bota
11 Shtator 2024, 22:12
e, d
fotot ilustruese
ÇEKI- Oficerët e policisë çeke kanë kërcënuar me protesta disajavore për pagat e vonuara, pasi...
Bota
11 Shtator 2024, 22:11
M.B
Foto ilustruese
LITUANIA- Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë tha se avionët e NATO-s që gjenden në shtetet e Baltikut duke të rr&eum...
Bota
11 Shtator 2024, 22:08
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Zyrtarët vendorë për zgjedhjet nga mbarë Shtetet e Bashkuara paralajmëruan të mërkurën se pr...
Bota
11 Shtator 2024, 21:55
M.B
Izet Mexhiti
MAQEDONIA E VERIUT- Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zëvendëskryeministri i Maqedonisë s&e...
Bota
11 Shtator 2024, 21:38
E. D
fotot ilustruese
IRAK- Presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian nisi të martën një vizitë në Irak, e para jashtë vendit që ...
Bota
11 Shtator 2024, 21:36
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi mbi 700 milionë dollarëve ndihmë humanitare për Ukrainë...
Bota
11 Shtator 2024, 20:34
E. D
Donald Trump
SHBA- Donald Trump ka folur sot pas debatit të mbrëmshëm presidencial me Kamala Harrisin. Ish-presidenti amerikan ka deklaruar...
Bota
11 Shtator 2024, 19:46
E. D
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se një konferencë e re e paqes për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike pë...