Bota

Bllokimi i pikave kufitare me Kosovën nga persona të maskuar, reagon BE: Ishin të jashtëligjshme!

Stano tha se liria e tubimeve paqësore, duke respektuar ligjin është thelbësore në çdo demokraci, por sipas tij, tubimet e 6 shtatorit nuk bëjnë pjesë në këtë kategori.

9 Shtator 2024, 20:39 Nga N.F
Bllokimi i pikave kufitare me Kosovën nga persona të maskuar, reagon
Stano

KOSOVË- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano së fundmi ka reaguar në lidhje me incidentin ku grupe të maskuara kanë terrorizuar familjet kosovare duke ia ndaluar kalimin nëpër territorin e Serbisë, në prani të policisë serbe. Stano tha se liria e tubimeve paqësore, duke respektuar ligjin është thelbësore në çdo demokraci, por sipas tij, tubimet e 6 shtatorit nuk bëjnë pjesë në këtë kategori.

”Liria e tubimit paqësor, duke respektuar ligjin, është absolutisht thelbësore në çdo demokraci. Megjithatë, personat e maskuar në Serbi, pranë pikave të përbashkëta të kalimit, që bllokojnë trafikun që vjen nga Kosova dhe frikësojnë udhëtarët, nuk bëjnë pjesë në këtë kategori”, tha Stano.

Stano shtoi se marrëveshja e dialogut e vitit 2011 për lirinë e lëvizjes, e përcakton qartë parimin e lirisë së lëvizjes brenda ose përmes territorit të palës tjetër.

”Është përgjegjësi e secilës palë që t’i zbatojë ato dispozita në territorin e saj, në këtë rast Serbisë”, tha Stano.

stano be serbi

Sondazh

Poll