Bota

Letonia e konfirmon: Droni rus ishte i mbushur me eksploziv

Rumania dhe Letonia, dy vende të NATO, në pak orë distancë nga njëra-tjetrës, deklaruan se gjatë së dielës, disa dronë rusë shkelën hapësirën e tyre ajrore.

9 Shtator 2024, 19:22 Nga E. D
Letonia e konfirmon: Droni rus ishte i mbushur me eksploziv
foto ilustruese

LETONI- Letonia konfirmon se droni rus që shkeli në hapësirën e saj ajrore, për tu rrëzuar disa momente më vonë, ishte i mbushur plot me eksploziv, teksa objektivat e tij ishin brenda territorit Ukrainës. Rumania dhe Letonia, dy vende të NATO, në pak orë distancë nga njëra-tjetrës, deklaruan se gjatë së dielës, disa dronë rusë shkelën hapësirën e tyre ajrore.

Mjeti fluturues që ra në Letoni është i llojit Shahet dhe është krijuar në Iran. Gjithashtu ai u rrëzua në rajonin e Gaigavala, 90 km larg nga kufiri me Bjellorusinë. Ekipet xheniere shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur çaktivizimin e eksplozivit.

letoni droni rus eksploziv

Sondazh

Poll