Bota

Policia e Kosovës aksion në tetë lokacione në veri, konfiskon dokumente nga komunat paralele

Zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani bëri të ditur se janë kontrolluar gjithsej tetë lokacione.

9 Shtator 2024, 17:15 Nga N.F
Policia e Kosovës aksion në tetë lokacione në veri,
Foto ilustruese

KOSOVË- Policia e Kosovës ka zhvilluar ditën e sotme një aksion në komunat paralele. Policia njoftoi se është konfiskuar dokumentacioni brenda ndërtesave të këtyre komunave, që vepronin në mënyrë ilegale. Zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani bëri të ditur se janë kontrolluar gjithsej tetë lokacione.


“Aksioni ka përfunduar. Kemi hyrë në tetë lokacione, dy në Mitrovicën e Veriut, tre në Zubin Potok, një në Zveçan, dhe një në Leposaviq. Në Leposaviç nuk ka pasur”, u shpreh Elshani.

Ky aksion vjen pas një operacioni të mëparshëm të zhvilluar më 30 gusht, ku pesë komuna ilegale u mbyllën nga policia. Gjatë këtij operacioni, u arrestuan pesë persona, përfshirë edhe zyrtarë të lartë të Listës Serbe.

kosove policia aksion

Sondazh

Poll