Bota

Sulmet izraelite në Siri vrasin të paktën 25 persona, mes tyre pesë civil dhe personel i inteligjencës

Sipas monituruesve, në mesin e viktimave ishin pesë civilë, katër ushtarë dhe personel i inteligjencës dhe 13 sirianë që punonin me grupet pro-Iranit.

9 Shtator 2024, 15:16 Nga E. D
Sulmet izraelite në Siri vrasin të paktën 25 persona, mes tyre
pamje nga sulimi

IZRAEL- Të paktën 25 persona humbën jetën si pasojë e sulmeve izraelite në Siri, njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një monitorues i luftës me bazë në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas monituruesve, në mesin e viktimave ishin pesë civilë, katër ushtarë dhe personel i inteligjencës dhe 13 sirianë që punonin me grupet pro-Iranit.

Gjithashtu Observatori shtoi se tre trupa të tjerë ishin të paidentifikuar. 

Observatori e përshkroi sulmin e së dielës mbrëma si një nga sulmet më të dhunshme izraelite në Siri në vite dhe tha se u krye me 14 raketa. Agjencia shtetërore siriane e lajmeve raporton se janë vrarë 16 persona.

sulmet izraelite

Sondazh

Poll

Bota 9 Shtator 2024, 15:08 N.F

REL: Akti balancues i Vuçiçit

Vuçiç SERBI- Në margjinat e një forumi ekonomik në Vlladivostok më 4 shtator, zëvendëskryeministri i Serbis&eum...