9 Shtator 2024, 09:55
Nga I.A
BE
BRUKSEL- Ambasadorë të Bashkimit Evropian pritet të largojnë këtë javë nga lista e sanksioneve, Nikita Mazepinin dhe Violetta Prigozhinan, sipas disa burimeve të Radios Evropa e Lirë. BE-ja i ka ngrirë asetet dhe ka vendosur ndalesë në viza ndaj 2.300 personave dhe subjekteve, prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
Çdo gjashtë muaj, sanksionet ndaj këtyre personave duhet të zgjaten me konsensus të 27 vendeve anëtare. Afati i fundit për vazhdim të sanksioneve është 15 shtatori.
Kur është votuar për sanksionet në të kaluarën, Hungaria ka kërkuar heqjen e disa personave nga lista, në mënyrë që Budapesti t’i miratojë ato.
Disa vende më të zëshme kundër Rusisë, sikurse Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia, kanë kërkuar që blloku të miratojë sanksionet në baza vjetore, dhe jo çdo gjashtë muaj, por Budapesti ka dalë kundër.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban dhe qeveria e tij u kanë rezistuar vazhdimisht sanksioneve dhe e kanë akuzuar Brukselin se po dëmton ekonominë e Hungarisë dhe vendeve tjera anëtare, përmes këtyre masave.
Hungaria është aktualisht në krye të Presidencës së BE-së. Diplomatët e BE-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se është arritur një kompromis për vazhdim të sanksioneve ndaj personave të listuar, përveç dy personave.
Është propozuar që Mazepin dhe Prigozhina të largohen nga lista, pasi konsiderohen “raste të dobëta” nga shërbimi ligjor i BE-së, që vëzhgon aspektet juridike të politikës së sanksioneve të Brukselit.
Mazepin, ish-vozitës në garat Formula One, njëherësh djali i oligarkut rus, Dmitry Mazepin, e ka fituar më herët gjatë vitit rastin në gjykatë për heqje të sanksioneve ndaj tij.
Megjithatë, ai ka mbetur në listë, pasi, BE-ja ka argumentuar se vendimi ka përmendur vetëm periudhën parapake të sanksioneve, dhe që prej atëherë Brukseli e ka përditësuar listën me kritere të reja. Prigozhina, nëna e oligarkut të ndjerë rus, ish-shefit të grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka fituar betejën në gjykatë vitin e kaluar, mirëpo ka vazhduar të jetë pjesë e sanksioneve.
Prigozhin, aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, për kohë të gjatë, ka vdekur bashkë me nëntë persona tjerë, si pasojë e rrëzimit të një aeroplani në gusht të vitit 2023, dy muaj pas nisjes së një rebelimi të Wagnerit kundër udhëheqësisë ruse.Prigozhina është artiste dhe pronare e një galerie artesh. Faza pasuese për miratim sanksionesh është në mars të vitit 2025./REL
yevgeny prigozhin dmitry mazepin
Bota
9 Shtator 2024, 09:41
S.B
Liz dhe Donald Trump
SHBA- Ish-përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara, Liz Cheney cilësoi ish-presidentin Trump si një "katast...
Bota
9 Shtator 2024, 09:05
I.A
Rusi
GJERMANI- Agjencia e inteligjencës së brendshme të Gjermanisë ka paralajmëruar kundër një grupi që i përk...
Bota
9 Shtator 2024, 08:52
I.A
Lufta
UKRAINË- Karpatet në jugperëndim të Ukrainës. Raketat dhe dronët rusë fluturojnë rrallë këtu. Megji...
Bota
9 Shtator 2024, 08:49
I.A
BULLGARI- Partia e ekstremit të djathtë, Rilindja, sërish po kërkon që Bullgaria të miratojë një ligj që do t&eum...
Bota
9 Shtator 2024, 08:43
I.A
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari Olaf Scholz nuk do të përballet me votëbesimin në Bundestag (parlament) e kësisoj as nuk d&eu...
Bota
8 Shtator 2024, 22:45
I.A
Ushtar
UKRAINË- Dima (emër i ndryshuar) nuk e shuan kurrë një cigare derisa ta pijë deri në filtër, duke rrezikuar t'i ...
Bota
8 Shtator 2024, 22:37
I.A
Sherri
ITALI- Një djalë 25-vjeçar, me kombësi shqiptare dhe banues në Montù Beccaria, në zonën e Pavias...
Bota
8 Shtator 2024, 22:14
I.A
Harta
RUMANI- Dy shtete, anëtare të NATO-s, thanë të dielën se dronët rusë shkelën hapësirën e tyre ajror...
Bota
8 Shtator 2024, 21:28
I.A
Mbetjet plastike
EGJIPT-Industria e ndërtimit dhe pasuritë e paluajtshme shihen gjerësisht si forca lëvizëse e rritjes ekonomike t...
Bota
8 Shtator 2024, 20:25
I.A
Ukraine
UKRAINË- Në Ukrainë, dëmet e shkaktuara nga lufta, deri në fillim të këtij viti, kapin shifrën e mbi 150 mi...