Aktualitet

Plagosja në Shkodër, Policia: Po punohet për arrestimin e autorit

Gjithashtu autori është identifikuar si Marjo Kroni

8 Shtator 2024, 18:16 Nga I.A
Plagosja në Shkodër, Policia: Po punohet për arrestimin e autorit
Policia

SHKODËR- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbasditen e sotme në fshatin Golem të Shkodrës. Gjithashtu ende nuk dihet se si është gjendja e të plagosurit, Ronaldo Kola 29 vjeç.

Autori është identifikuar si Marjo Kroni. Po ashtu policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se  shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin  R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

ronaldo kola marjo kroni

Sondazh

Poll