7 Shtator 2024, 16:58
Nga r.ll
ivica dacic
SERBI- Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se ai do të marrë pjesë në Forumin Global për Bashkëpunim dhe Siguri Publike në Lianyungang, ku do të bisedojë me ministrin e Sigurisë Publike të Kinës, Wang Xiaohong.
Ai pritet t’i vizitojë edhe oficerët e policisë serbe të cilët po punojnë me kolegët e tyre kinezë në patrullime të përbashkëta. Në tri vjetët e fundit, policë nga Kina dhe kolegët e tyre nga Serbia kanë patrulluar në Beograd, Novi Sad dhe Smederevë, qytetet më të vizituara nga turistët kinezë në Serbi.
Daçiç do të marrë pjesë edhe në stërvitjet e njësive speciale të policisë në Guangzhou, sipas MPB-së serbe. Serbia i ka forcuar marrëdhëniet me Kinën prej se Partia Progresive Serbe (SNS) e presidentit Aleksandër Vuçiç erdhi në pushtet në vitin 2012.
Presidenti kinez, Xi Jinping, e vizitoi Beogradin në maj, për herë të dytë në dhjetë vjetët e fundit. Kina dhe Serbia, e cila ka qenë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian për më shumë se një dekadë, nënshkruan një deklaratë për partneritetin strategjik mes dy vendeve në vitin 2016.
Shtatë vjet më vonë, Pekini dhe Beogradi nënshkruan një marrëveshje për tregti të lirë. Vitet e fundit, Kina ka bërë investime të shumta në Serbi, më të mëdhatë prej të cilave janë në fabrikën e hekurit dhe çelikut në Smederevë dhe fabrikën e gomave Linglong në Zrenjanin. Në Serbi, Kina e ndërtoi urën e Beogradit Pupin përtej Lumit të Danubit./REL
ivica daçiç sarbi kine
Bota
7 Shtator 2024, 16:37
r.ll
vjosa osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas ceremonisë së inagurimit të shtatores së Ibrahim Rugovës ...
Bota
7 Shtator 2024, 16:05
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Shqetësimi po rritet për transmetimin e gripit të shpendëve te njerëzit. Autoritetet shëndet&...
Bota
7 Shtator 2024, 15:33
S.B
pamje nga ngjarja
FRANCË- Mijëra njerëz dolën sot në Francë për të protestuar kundër vendimit të pre...
Bota
7 Shtator 2024, 15:22
S.B
Meghan dhe Harry
SHBA- Princi Harry do të marrë 8 milionë paund kur të mbushë 40 vjeç pasi Nëna Mbretëresh&e...
Bota
7 Shtator 2024, 15:17
r.ll
pamje nga ceremonia
KOSOVË- Në qytetin e Podujevës në një ceremoni të organizuar nga Komuna, ditën e sotme ësht&eum...
Bota
7 Shtator 2024, 14:58
r.ll
sir richard moore dhe william burns
BRITANI- Rendi ndërkombëtar botëror është nën një kërcënim që nuk e k...
Bota
7 Shtator 2024, 14:52
r.ll
foto ilustruese
UKRAINË- Në qytetin Poltava të Ukrainës iu dha lamtumira e fundit më shumë se 50 të vrarëve si paso...
Bota
7 Shtator 2024, 14:43
S.B
Wilmore dhe Williams
SHBA- Anija kozmike Starliner e Boeing ka përfunduar udhëtimin e saj të kthimit në Tokë por astronaut&eu...
Bota
7 Shtator 2024, 14:33
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Një zjarr i madh në një depo armësh ka bërë që autoritetet lokale t’i evakuojnë rreth ...
Bota
7 Shtator 2024, 14:31
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Furnizimi i Rusisë me raketa balistike iraniane do të shkaktonte përshkallëzim të fortë të luft&eu...