Bota

Ministria e Brendshme në Prishtinë: Tre pika kufitare janë bllokuar nga Serbia, qytetarët e Kosovës nuk lejohen të kalojnë

Për dallim nga këto tri pika, Mutivoda, Muçibaba dhe Dheu i Bardhë, që çojnë po ashtu për në Serbi, nuk janë mbyllur.

6 Shtator 2024, 21:33 Nga r.ll
Ministria e Brendshme në Prishtinë: Tre pika kufitare janë
foto ilustruese

KOSOVË- Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë në përditësimin e fluksit në pikate kufitare të Kosovës, ka treguar se pikat kufitare Jarinje, Bërnjak, Merdarë janë të bllokuara për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.

Sipas këtyre të dhënave nga MPB, fluksi në pikat tjera kufitare është zero, ndërsa në këto tri pika që qojnë për në Serbi thuhet se hyrje-daljet janë të bllokuara për shtetasit me dokumente të Republikës së Kosovës.

Për dallim nga këto tri pika, Mutivoda, Muçibaba dhe Dheu i Bardhë, që çojnë po ashtu për në Serbi, nuk janë mbyllur.

Ministria e Brendshme në Prishtinë: Tre pika kufitare janë

serbia bllokon pikat kufitare me kosoven

Sondazh

Poll