Bota

Zjarr në konviktin e shkollës në Kenia/ 17 nxënës humbin jetën, 14 të plagosur

Zjarri ka ndodhur në Akademinë Endarasha Hillside në Nyeri, një shkollë fillore me konvikt për studentët e rinj rreth 150 km (93 milje) nga kryeqyteti Nairobi.

6 Shtator 2024, 20:53 Nga E. D
Zjarr në konviktin e shkollës në Kenia/ 17 nxënës
fotot ilustruese

KENIA- Një zjarr që shpërtheu në një konvikt shkolle në Kenian qëndrore, shkaktoi vdekjen e 17 djemve të mitur. Fëmijët po flinin kur zjarri u përhap në konviktin e shkollës, në orët e para të së premtes. 

"Ne pamë disa fëmijë atje që ishin djegur. Unë kam qenë vetëm me fat që shpëtova njërin prej tyre, por dëgjova se ai vdiq më vonë. Ishte një tragjedi shumë shqetësuese dhe e trishtueshme," u tha gazetarëve Phillip Gathogo, një banor lokal.

Zjarri ka ndodhur në Akademinë Endarasha Hillside në Nyeri, një shkollë fillore me konvikt për studentët e rinj rreth 150 km (93 milje) nga kryeqyteti Nairobi. Zëdhënësi i qeverisë, Isaac Mëaura tha se djemtë ishin në klasat 4 deri në 8, duke i vendosur moshat e tyre nga 9 deri në 13 vjeç. Ai tha në një deklaratë se konvikti strehonte 156 studentë.

“Ne kemi humbur 17 nxënës në incidentin e zjarrit, ndërsa 14 janë plagosur. Ekipi ynë është në vendin e ngjarjes për momentin," tha zëdhënësja e policisë Resila Onyango. 

Nënkryetari Rigathi Gachagua tha se 70 nxënës mbetën të pagjetur, megjithëse ai shtoi se disa mund të jenë marrë në shtëpi nga prindërit e tyre gjatë natës. Televizionet raportojnë se zjarri i kishte djegur viktimat, çka pamundësonte identifikimin e tyre. Shkaku i zjarrit nuk ishte menjëherë i qartë.

"Shumë fëmijë arritën të hidheshin jashtë dhe të ishin të sigurtë, por ne nuk e dimë se sa ishin të suksesshëm," tha Ministrja e Brendshme, Kithure Kindiki, ndërsa vizitoi shkollën.

kenia zjarr ne konvikt

Sondazh

Poll