Art&Argëtim

Njoftoi se do të qëndronte larg muzikës për një kohë të gjatë, Adele merr ofertën qindra miliona dollarëshe për të vazhduar koncertet por refuzon

Raportimet thonë se partnerët e saj u përpoqën t'i ndryshonin mendjen, duke i ofruar disa milionë dollarë për të vazhduar turneun.

6 Shtator 2024, 16:24 Nga S.B
Njoftoi se do të qëndronte larg muzikës për një
Adele

SHBA- Këngëtarja Adele këmbënguli në vendimin e saj për të qëndruar larg këndimit dhe skenës për një kohë tepër të gjatë. Me lot në sy, ajo i tha publikut në një koncert të funditPas kësaj, nuk do t'ju shoh për një kohë tepër të gjatë dhe do t'ju mbaj në zemrën time për sa kohë do të jetë pauza.

Raportimet thonë se partnerët e saj u përpoqën t'i ndryshonin mendjen, duke i ofruar qindra milionë dollarë për të vazhduar turneun. Por Adele nuk u tundua nga paratë dhe refuzoi.

Këngëtarja 36-vjeçare ka ende disa shfaqje në Las Vegas, por pas kësaj, ajo nuk ka në plan të qëndrojë gjatë në industrinë e muzikës. Vendimi i saj duket se është përfundimtar, edhe pse ju ofruan plot 200 milionë dollarë për të shtuar edhe disa data të tjera.

adele las vegas

Sondazh

Poll