Bota

Trump planifikon të krijojë një komision qeveritar për efikasitet të udhëhequr nga Elon Musk

Trump, kandidati republikan për president, tha se Musk ka rënë dakord për të udhëhequr atë komision.

5 Shtator 2024, 20:58 Nga E. D
Trump planifikon të krijojë një komision qeveritar për
Elon Musk dhe Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se nëse fiton zgjedhjet e 5 nëntorit, ai do të krijojë një komision qeveritar për efikasitet të udhëhequr nga miliarderi Elon Musk. 

“Me sugjerimin nga Elon Musk, i cili më ka dhënë miratimin e tij të plotë, unë do të krijoj një komision qeveritar të efikasitetit të ngarkuar me kryerjen e një auditimi të plotë financiar dhe të performancës së gjithë qeverisë federale dhe të bëjë rekomandime për reforma drastike”, tha Trump në një fjalim në Klubin Ekonomik të New York-ut.

Trump, kandidati republikan për president, tha se Musk ka rënë dakord për të udhëhequr atë komision. Musk përshëndeti idenë e një komisioni efikasiteti, duke theksuar se ai do të ishte i lumtur të ndihmonte një komision të tillë.

“Mezi pres t’i shërbej Amerikës nëse më lind mundësia”, shkroi Musk në platformën sociale X.

elon musk donald trump

Sondazh

Poll