Bota

VIDEO/ Pamje të papublikuara më parë që thuhet se tregojnë momentet pas vrasjes së John F Kennedyt

Videoja u filmua nga një shofer kamioni i quajtur Dale Carpenter, i cili atëkohë pati shpresuar të kapte presidentin në kamera.

5 Shtator 2024, 20:21 Nga E. D
VIDEO/ Pamje të papublikuara më parë që thuhet se
pamje nga vendngjarja

SHBA- Disa pamje, të cilat thuhet se nuk janë publikuar më parë, tregojnë momentet pas vrasjes së Presidentit John F. Kennedy. Pamjet, të cilat sipas mediave të huaja do të dalin në ankand u regjistruan 60 vjet më parë në Dallas të Teksasit më 22 nëntor 1963.

Video dhe fotografi nga ajo ditë fatale kanë mahnitur njerëzit anembanë botës që atëherë, me një pamje të regjistruar nga Abraham Zapruder që thuhet se është më e spikatura. Videoja u filmua nga një shofer kamioni i quajtur Dale Carpenter, i cili atëkohë pati shpresuar të kapte presidentin në kamera.

Carpenteri humbi mundësinë për ta parë presidentin, por ka arritur të nxjerrë pamje të momenteve pas vrasjes së presidentit Kennedy. Kur JFK u vra, Carpenter arriti ta kapte momentin kur vetura shkoi me shpejtësi në spital dhe gjithashtu edhe kur agjenti i Shërbimit Sekret, Clint Hill, hyri në automjet.

john f. kennedy

Sondazh

Poll