Bota

Tragjedia në shkollën e mesme/ Biden: SHBA nuk mund të pranojnë që të shtënat vdekjeprurëse të bëhen si normale (REAGIMET)

Presidenti i SHBA Joe Biden gjatë një deklaratë pas të shtënave tha se ai dhe Zonja e Parë Jill Biden po mbajnë zi për vdekjen e atyre që u ndërprenë jetën për shkak të dhunës më të pakuptimtë me armë.

4 Shtator 2024, 21:57 Nga E. D
Tragjedia në shkollën e mesme/ Biden: SHBA nuk mund të
pamje nga vendngjarja

SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjeorgji, ku katër persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në shkollën e mesme Apalachee në shtetin amerikan. Gjithashtu autoritetet kanë konfirmuar se një person është arrestuar.

Presidenti i SHBA Joe Biden gjatë një deklaratë pas të shtënave tha se ai dhe Zonja e Parë Jill Biden po mbajnë zi për personat që vdiqën për shkak të sulmit me armë.

"Ajo që duhet të ishte një sezon i gëzueshëm i kthimit në shkollë në Winder, Gjeorgji, tani është kthyer në një tjetër kujtesë të tmerrshme se si dhuna me armë vazhdon të copëtojë komunitetet tona. Ne nuk mund të vazhdojmë ta pranojmë këtë si normale," tha Biden. 

Ndërsa zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris thotë se duhet t'i japim fund kësaj epidemie të dhunës me armë në këtë vend një herë e përgjithmonë.

Për ngjarjen tragjike ka reaguar edhe Tim Walz, kandidati demokrat për nënpresident, duke thënë se kjo është një tragjedi dhe se duhet të bëjmë për t'i parandaluar këto në të ardhmen. 

"Kjo është tragjike. Nuk dimë ende asnjë nga detajet për të, por është një situatë shumë e zakonshme. Zemrat tona janë atje jashtë tani, por puna jonë duhet të bëjmë për t'i parandaluar këto në të ardhmen, siç e dimë," tha Walz. Megjithëse Walz është pronar i armëve, ai shpesh ka mbrojtur për më shumë kufizime të armëve.

Ndërkohë senatori demokrat i Gjeorgjisë, Rev Raphael Warnock thotë se zemra e tij është thyer dhe bën thirrje për marrjes masash për kontrollin e armëve.

"Derisa të fillojmë një bisedë serioze në të gjithë vendin rreth reformave të sigurisë së armëve, e vërteta e trishtueshme është se është vetëm çështje kohe para se kjo lloj tragjedie të trokasë në derën tuaj. Të shtënat masive si rutinë nuk janë kostoja e lirisë, ato janë kostoja e kokëfortësisë së verbër," tha ai. 

te shtenat ne shba

Sondazh

Poll