Bota

Masakra në gjimnazin në SHBA/ Autori i krimit dyshohet një 14-vjeçar, sulmi u paralajmërua me një telefonatë kërcënuese: Do të ketë të shtëna në pesë shkolla

Telefonata e së mërkurës në mëngjes paralajmëroi se do të kishte të shtëna në pesë shkolla dhe se Apalachee do të ishte i pari. Nuk ka asnjë informacion se kush e ka bërë thirrjen, ndërsa zyrtarët hetimorë po hetojnë se nga e ka origjinën.

4 Shtator 2024, 22:00 Nga r.ll
Masakra në gjimnazin në SHBA/ Autori i krimit dyshohet një
vendngjrja

SHBA- Të paktën katër persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën ditën e sotme si pasojë e një sulmi me armë zjarri në një shkollën e mesme Apalacheenë Xhorxhia të SHBA-së.

Burime të zbatimit të ligjit thanë më herët se rreth 30 persona u plagosën nga të shtënat, ndonëse ishte e paqartë se sa prej atyre lëndimeve janë nga plagët me armë zjarri. Autori i dyshuar i suolmit sipas CNN besohet të jetë një djalë 14-vjeçar, i cili është gjallë dhe ndodhet në paraburgim. Sipas raportimeve ende nuk dihet nëse adoleshenti ka ndjekur atë shkollë.

Shkolla e mesme kishte marrë një kërcënim telefonik para se të ndodhte sulmi, thanë për CNN zyrtarë të shumtë të zbatimit të ligjit. Telefonata e së mërkurës në mëngjes paralajmëroi se do të kishte të shtëna në pesë shkolla dhe se Apalachee do të ishte i pari. Nuk ka asnjë informacion se kush e ka bërë thirrjen, ndërsa zyrtarët hetimorë po hetojnë se nga e ka origjinën.

Shtetet e Bashkuara kanë pësuar të paktën 385 të shtëna masive deri më tani këtë vit, sipas  Arkivit të Dhunës me Armë , i cili,  i përkufizon të shtënat masive si ato në të cilat qëllohen katër ose më shumë viktima. Kjo është një mesatare prej më shumë se 1.5 të shtëna masive çdo ditë.

te shtena ne shba

Sondazh

Poll