Bota

Pas tragjedisë në Kanalin anglez mbytet një tjetër varkë me emigrantë në Itali/ Shpëtohen 7 persona, nisin kërkimet për 21 të tjerët, tre prej tyre fëmijë

Sipas informacioneve varka ishte nisur nga Libia dhe u përmbys pas një dite udhëtimi.

4 Shtator 2024, 18:11 Nga E. D
Pas tragjedisë në Kanalin anglez mbytet një tjetër
fotot ilustruese

ITALI- Një tjetër varkë me emigrantë është fundosur pasditen e sotme në Lampedusa të Italisë. Siç raportohet shtatë persona me origjinë siriane janë shpëtuar dhe janë dërguar në qendrën e refugjatëve në ishullin e vogël italian. Gjithashtu 21 persona janë të zhdukur përfshirë tre fëmijë. Sipas informacioneve varka ishte nisur nga Libia dhe u përmbys pas një dite udhëtimi.

Incidenti ndodhi pas tragjedisë në Kanalin anglez ku të paktën 12 persona, përfshirë gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë, vdiqën pasi një varkë me dhjetëra emigrantë u mbyt në brigjet franceze. Në total, 10 nga të vdekurit ishin gra dhe dy ishin burra, sipas zyrës së prokurorisë lokale.

Më shumë se 50 njerëz u shpëtuan pranë Kepit Gris-Nez, afër Boulogne-sur-Mer, tha roja bregdetare franceze. Zyrtarët thonë se varka ishte e mbingarkuar dhe pjesa e poshtme e saj “u hap” ndërsa më pak se tetë persona në bord kishin veshur jelek shpëtimi. 

emigrante itali

Sondazh

Poll