Bota

Balena "spiune" ruse u gjet e ngordhur në Norvegji, organizatat e të drejtave të kafshëve: E vranë duke e qëlluar me armë, është tronditëse!!!

Balena u gjet e vdekur më 31 gusht në një gji në bregun jugperëndimor të Norvegjisë.

4 Shtator 2024, 16:16 Nga S.B
Balena "spiune" ruse u gjet e ngordhur në Norvegji, organizatat e
Hvladimir

OSLO- Grupet e të drejtave të kafshëve thanë ditën e sotme se balena “spiune ruse” ose siç njihet me emrin Hvaldimir nuk ngordhi për shkaqe natyrale siç u raportua në fillim. Organizatat Noah dhe One Whale thanë se kanë paraqitur një ankesë në policinë norvegjeze duke kërkuar që të hapin një hetim penal.

Sipas organizatave, balena e njohur u qëllua për vdekje me armë zjarri. Balena u gjet e vdekur më 31 gusht në një gji në bregun jugperëndimor të Norvegjisë.

Trupi i tij u transportua më 2 shtator në një degë lokale të Institutit Veterinar Norvegjez për autopsi. Raporti pritet “brenda tre javësh”, tha një zëdhënëse e institutit.

“Ai kishte plagë të shumta plumbash rreth trupit të tij”, tha për Agence France-Presse, kreu i One Whale, znj. Regina Crosby Haug. “Lëndimet në balenë janë alarmante dhe të një natyre që nuk përjashton një vepër penale. Është tronditëse”.

Një organizatë e tretë që gjurmoi gjithashtu lëvizjet e balenës, Marine Mind, tha se gjeti trupin e pajetë të Hvaldimir duke notuar në ujë më 31 gusht rreth orës 14:30.

Me një moshë të vlerësuar prej 15 deri në 20 vjeç, Hvaldimir ishte relativisht i ri për një balenë beluga, e cila mund të jetojë nga 40 deri në 60 vjeç.

balena ruse norvegji

Sondazh

Poll