Bota

VIDEO/ Pamjet e arrestimit të shqiptarit të Kosovës që punoi për Mossad në Turqi

3 Shtator 2024, 17:32 Nga I.A
VIDEO/ Pamjet e arrestimit të shqiptarit të Kosovës që punoi
Arrestimi

TURQI- Pamjet e mëposhtme janë nga arrestimi i qytetarit shqiptar të Kosovës Liridon Rexhepit, i cili akuzohet si punonjës i shërbimeve sekret të Izraelit. Sipas Organizatës së Inteligjencës Turke, Liridon Rexhepi i lindur në Kosovë është identifikuar si kreu i rrjetit financiar të Mossad në Turqi.

Sipas burimeve, Rexhepi ka menaxhuar operacionet financiare të agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad në Turqi. Ai u zbulua se u kishte transferuar fonde agjentëve në terren në Turqi, të cilët po mblidhnin inteligjencë mbi Sirinë.

Sipas mediave turke, Rexhepi ka kryer incizime me dron dhe aktivitete operative kundër politikanëve palestinezë me udhëzimet e Shërbimit izraelit të inteligjencës. Gjithashtu media turke raporton se ai ka transferuar para për personelin e terrenit në Turqi që përpilonin informacione lidhur me Sirinë.

liridon rexhepi

Sondazh

Poll