Bota

FOTOT/ Zbulohen pamjet rrëqethëse të mumjeve 10 mijë vjeçare të Iranit, u gjetën në një minierë kripe

Mumjet, më e vjetra prej të cilave besohet të jetë më shumë se 10,000-vjeçare janë ruajtur natyrshëm në një minierë kripe në Iran.

3 Shtator 2024, 16:14 Nga S.B
FOTOT/ Zbulohen pamjet rrëqethëse të mumjeve 10 mijë
pamje nga mumjet

IRAN- Disa foto rrëqethëse janë bërë publike ku tregohen mumiet misterioze të njohura si "Njerëzit e Kripur të Iranit" dhe se si ato vdiqën nga tmerri. Mumjet, më e vjetra prej të cilave besohet të jetë më shumë se 10,000-vjeçare janë ruajtur natyrshëm në një minierë kripe në Iran.

Shumë prej tyre besohet se kanë vdekur në shpella me krahët e tyre ende të ngritura ndërsa ishin ruajtur në vdekje. E zbuluar në vitin 1993 nga minatorët në minierën e kripës Douzlakh, koka e kufomës së parë të njohur si "kripori", ishte aq mirë e ruajtur, saqë arkeologët mundën të shikonin qartë se veshi i tij i shpuar mbante ende një vath ari.

FOTOT/ Zbulohen pamjet rrëqethëse të mumjeve 10 mijë
pamje nga mumjet

Flokët, mjekra dhe mustaqet ishin ende të paprekura, ashtu si dhe çizmet e tij prej lëkure, të cilat ende përmbanin pjesë të këmbës.

"Njeriu i kripës" i parë vlerësohet të jetë bllokuar në minierë në vitin 300 të e.s. Që nga zbulimi fillestar në vitin 1993, pesë mumie të tjera të plota janë gjetur të bllokuara në minierat e kripës në Teheran.

Mungesa e oksigjenit nënkuptonte gjithashtu se mumiet nuk mund të dekompozoheshin. Numri i trupave të mundshëm të "Saltmen" tani besohet të jetë tetë ose më shumë.

FOTOT/ Zbulohen pamjet rrëqethëse të mumjeve 10 mijë
pamje nga mumjet

Megjithëse tetë individët vinin nga periudha të ndryshme midis shekullit të 6-të pes dhe shekullit të 6-të të erës sonë, ata të gjithë treguan shenja traume në formën e frakturave. Ka shumë të ngjarë që të gjithë të kenë qenë minatorë që kanë vdekur në shembje apo aksidente.

iran mumje

Sondazh

Poll