Art&Argëtim

FOTOT/ Brad Pitt dhe Ines de Ramon shfaqen zyrtarisht si çift në Festivalin e Filmit në Venecia

Ylli i "Bullet Train", 60 vjeç, veshi një kostum të personalizuar Louis Vuitton për këtë rast historik, ndërsa De Ramon, mahniti me një fustan të bardhë me një krah.

2 Shtator 2024, 11:34 Nga S.B
FOTOT/ Brad Pitt dhe Ines de Ramon shfaqen zyrtarisht si çift në
Brad dhe Ines

VENECIA- Çifti Brad Pitt dhe Ines de Ramon hodhën hapin e radhës në romancën e tyre. Aktori fitues i Oscarit dhe e dashura e tij prej dy vitesh bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në premierën e filmit të tij "Wolfs" në Festivalin e Filmit në Venecia të dielën.

Ylli i "Bullet Train", 60 vjeç, veshi një kostum të personalizuar Louis Vuitton për këtë rast historik, ndërsa De Ramon, mahniti me një fustan të bardhë me një krah. Dyshja u mbajtën për dore duke pozuar për fotografët.

Javën e kaluar, organizatorët e festivalit të filmit zbuluan se morën masa paraprake shtesë për të siguruar që Pitt të mos takohej me ish-bashkëshorten e tij Angelina Jolie gjatë premierës.

ines de ramon brad pitt

Sondazh

Poll