Bota

Fredi Beleri lirohet nga burgu, mediat greke: Kërkesa e tij u shty disa herë

Kathimerini shkruan se pas 16 muajsh është vendosur që Beleri të lirohet nga drejtësia shqiptare.

2 Shtator 2024, 11:50 Nga I.A
Fredi Beleri lirohet nga burgu, mediat greke: Kërkesa e tij u shty disa
Fredi Beleri

GREQI- Mediat greke kanë raportuar vendimin e Gjykatës së Fierit për tu liruar nga burgu. Kathimerini shkruan se pas 16 muajsh është vendosur që Beleri të lirohet nga drejtësia shqiptare. Po ashtu mediat greke kanë vënë theksin te shtyrja disa here e seancës për lirimin e tij. 

Shkrimi i mediave greke:

Lirimi i Fredi Belerit pas 16 muajsh është vendosur nga Drejtësia Shqiptare. Sipas asaj që transmeton televizioni shtetëror, eurodeputeti i ND është liruar me kusht që të mbajë kontakte telefonike me departamentin e policisë. Kujtohet se një kërkesë për lirim me kusht ishte paraqitur që në korrikun e kaluar, kur Beleri kishte kryer 2/3 e dënimit. 

Në atë kohë, autoritetet shqiptare i kishin dhënë një shtyrje të re gjykimit të kërkesës së tij, e cila më në fund u zhvillua sot dhe u vendos lirimi i tij nga burgu. I ka paraprirë leja e posaçme që i ishte dhënë, për të marrë pjesë në betimin e tij në Parlamentin Europian

Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga Demokracia e Re në zgjedhjet europiane të 9 qershorit. Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë. 

fredi beleri

Sondazh

Poll