Bota

Vdekja e pengjeve ndez më tej tensionet/ Hamasi fajëson Izraelin dhe SHBA-në, Netanyahu: Nuk ka pushim derisa pengmarrësit të kapen

Netanyahu është kritikuar për dështimin për të rikthyer të gjallë pengjet dhe për dështimin për të zbatuar një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve.

1 Shtator 2024, 10:44 Nga r.ll
Vdekja e pengjeve ndez më tej tensionet/ Hamasi fajëson Izraelin dhe
foto te pengjeve

GAZA- Hamasi ka fajësuar Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara për vdekjen e gjashtë pengjeve trupat e të cilëve janë nxjerrë nga Gaza. Zyrtari i Hamasit, Izzat al-Rishq tha se ata do të ishin ende gjallë nëse Izraeli do të kishte pranuar një propozim për armëpushim që Hamasi tha se kishte rënë dakord për të mbështetur në korrik. Grupi ka ofruar lirimin e pengjeve në këmbim të përfundimit të luftës, tërheqjes së forcave izraelite dhe lirimit të një numri të madh të të burgosurve palestinezë.

Por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka akuzuar grupin për sabotim të bisedimeve në vazhdim të armëpushimit. Ai ka thënë se Izraeli nuk do të pushojë derisa të kapë ata që janë përgjegjës për vrasjen e gjashtë pengjeve trupat e të cilëve u gjetën nga robëria e Hamasit në Gaza. Kryeministri tha se Izraeli ishte i përkushtuar për të arritur një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura dhe për të garantuar sigurinë e Izraelit.

"Unë u them terroristëve të Hamasit që vranë pengjet tanë dhe u them udhëheqësve të tyre - gjaku juaj është në kokën tuaj. nuk do të pushojmë dhe nuk do të heshtim, do t'ju ndjekim, do t'ju kapim dhe do t'ju japim llogari. Kushdo që vret pengjet - nuk dëshiron një marrëveshje.", tha ai në një deklaratë, sipas Sky News. Netanyahu është kritikuar për dështimin për të rikthyer të gjallë pengjet dhe për dështimin për të zbatuar një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve.

 

 

vdekja e pengjeve ne gaza lufta izrael-hamas benjamin netanyahu

Sondazh

Poll