Bota

E rëndë në Britani/ Gjenden të pajetë në një banesë trupat e tre fëmijëve dhe një burri, çfarë dyshohet se ka ndodhur

Policia e Surrey tha se kishin nisur menjëherë hetimet lidhur me shkaqet dhe përcaktimin e rrethanave të  vdekjes së tyre.

1 Shtator 2024, 08:37 Nga r.ll
E rëndë në Britani/ Gjenden të pajetë në një
pamje nga banesa

BRITANI- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku në një banesë në Surrey janë gjetur të pajetë trupat e tre fëmijëve dhe një burri. 

Policia u thirr nga shërbimi i ambulancës në Bregun Juglindor në një pronë në Bremer Road, Staines-upon-Thames, rreth orës 13:15 të së shtunës. Pas mbërritjes në lokacion, tre fëmijë dhe një burrë u gjetën të vdekur.

Policia e Surrey tha se kishin nisur menjëherë hetimet lidhur me shkaqet dhe përcaktimin e rrethanave të  vdekjes së tyre. Nga informacionet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur pa përfshirje të palëve të treta, ndërsa sipas Sky News, rruga ku ndodhet banesa është e bllokuar. 

Kryeinspektorja Lucy Sanders tha: "Kjo është një humbje tragjike e jetës në komunitetin tonë dhe ne po punojmë për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur.  Aktualisht ka një prani të konsiderueshme të policisë në vendndodhje dhe në zonën përreth, dhe ne dëshirojmë të falënderojmë banorët lokalë për durimin dhe mirëkuptimin e tyre ndërsa ne kryejmë hetimin tonë."

britani surrey

Sondazh

Poll