Sport

VIDEO/ Spanjoli Mikel Merino dëmtohet te Arsenali, do të mungojë për disa javë…

Mesfushori spanjol Mikel Merino, i sapo ardhur nga Real Sociedad, ka dëmtuar shpatullën gjatë seancës së parë stërvitore me Arsenalin.

31 Gusht 2024, 09:14 Nga DOSJA
VIDEO/ Spanjoli Mikel Merino dëmtohet te Arsenali, do të mungojë

ANGLI - Mesfushori Mikel Merino, i sapo ardhur nga Real Sociedad, i kurorëzuar me titullin kampion evropian me Spanjën, dëmtoi shpatullën gjatë stërvitjes së tij të parë me Arsenalin dhe do të mungojë "disa javë", njoftoi të premten trajneri Mikel Arteta, në prag të pritjes së Brighton në Premier League.

Transferimi i 28-vjeçarit u zyrtarizua të martën dhe incidenti ndodhi të enjten, në stërvitjen e tij të parë. “Ai ra në tokë, pas një dyluftimi me “Gabi” (mbrojtësi Gabriel), duket se ka një frakturë të vogël ”,- tha Arteta.

Me mbërritjen në vitin 2018 te Real Sociedad, Merino filloi karrierën e tij te Osasuna dhe luajti 242 ndeshje, duke shënuar 27 gola dhe duke dhënë 30 asistime në fanelën baske. Ndërkombëtari spanjol (28 ndeshje) kthehet në Angli pas huazimit te Newcastle (2017-2018).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll