30 Gusht 2024, 22:50
Nga r.ll
SHBA- Ligji i Kujdesit Shëndetësor, që u miratua në kohën kur Barack Obama ishte presidenti i Shteteve të Bashkuara, ka rritur qasjen tek kujdesi shëndetësor për miliona amerikanë, por e ardhmja e tij nuk është e qartë nëse ndryshon administrata pas zgjedhjeve. Dy kandidatët, demokratja Harris dhe republikani Trump, nuk kanë dhënë detaje mbi vizionin e tyre për këtë ligj të kujdesit shëndetësor, që është i rëndësishëm për një pjesë të votuesve, por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias, votuesit po e ndjekin nga afër këtë çështje.
Taja Dove është një nga rreth 25 milionë amerikanët, që nuk kanë sigurim shëndetësor. Ajo po hulumton alternativat për sigurim shëndetësor bazuar në përvojën e saj në të kaluarën.
"Kur nuk ndihem mirë, shpesh them kjo nuk është serioze, ndoshta është një ftohje. Përpiqem të mos shkoj në spital, sepse nuk kam sigurim shëndetësor”, thotë ajo.
Ligji i Kujdesit Shëndetësor me Kosto të Përballueshme u miratua në vitin 2010 nën administratën e Presidentit Obama. Ligji vlerësohet se ka ndihmuar në uljen me gati 50 për qind të numrit të amerikanëve pa sigurime shëndetësore, sipas organizatës së politikave shëndetësore KFF.
“U krijuan disa tregje të reja sigurimesh shëndetësore që nuk kishin ekzistuar më parë. Në këto tregje, njerëzit mund të blejnë sigurime shëndetësore me kosto të përballueshme dhe të marrin subvencione federale”, thotë Cynthia Cox nga organizata KFF.
Bazuar në të dhënat e muajit mars të këtij viti, 21 milionë amerikanë i kanë blerë sigurimet shëndetësore në tregjet e reja të krijuara përmes Ligjit të Kujdesit Shëndetësor të Përballueshëm.
Republikanët janë përpjekur për vite me radhë të shfuqizojnë ligjin.
Ish-këshilltari i zotit Trump dhe presidenti i Institutit Shëndetësor ‘Paragon’, Brian Blase përmend disa kundërshtime.
"Ky ligji kufizoi mundësitë për të zgjedhur, rriti konsolidimin e industrisë së kujdesit shëndetësor, që përfshin blerjen e klinikave private të mjekëve nga spitalet dhe bashkimin e kompanive që ofrojnë sigurime shëndetësore. Këto ndryshime kanë shkaktuar rritjen e çmimeve dhe shpenzimeve, por jo një përmirësim domethënës të sistemit shëndetësor për amerikanët", thotë ai.
Mbështetësit e Ligjit të Kujdesit Shëndetësor nuk janë dakord me këtë vlerësim.
Kjo tani është një temë qendrore e fushatës presidenciale për demokratët Harris dhe Walz.
“Ai synon t'i japë fund Ligjit për Kujdesin e Përballueshëm Shëndetësor. Ai dëshiron të na kthejë në kohën kur kompanitë e sigurimeve u refuzonin mbulimin njerëzve me sëmundje ekzistuese”, tha kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris.
Kur ishte president, Donald Trumpi dështoi në përpjekjen e tij për ta shfuqizuar Ligjin e Kujdesit Shëndetësor.
Ai ka një qasje të ndryshme në fushatën aktuale.
“Unë do të mbaj në fuqi ligjin e kujdesit shëndetësor të përballueshëm. Ai nuk është i mirë. Do të bëjmë diçka më të mirë, me kosto më të ulët, nëse do të kemi mundësi”, tha kandidati republikan për president, Donald Trump.
Këshilltarët e demokrates Harris dhe të republikanit Trump nuk iu përgjigjën kërkesave të Zërit të Amerikës për detaje mbi mënyrën se si ata planifikojnë të përmirësojnë ose forcojnë Ligjin e Kujdesit Shëndetësor me kosto të përballueshme.
Ish-këshilltari i zotit Trump, Brian Blase mbështet reformimin e ligjit në vend të shfuqizimit të tij.
“Një opsion do të ishte kalimi i një pjese të subvencioneve nga kompanitë e sigurimit drejt në duart e individëve”, tha ai.
Carl Hughes, i cili ka blerë sigurim shëndetësor përmes programit të Ligjit të Kujdesit Shëndetësor, thotë se presidenti i ardhshëm duhet ketë parasysh interesat e pacientëve gjatë shqyrtimit të mundësive për të ndryshuar ligjin.
Carl Hughes, përfitues i Ligjit të Kujdesit Shëndetësor
“Ndryshimet duhet ta përmirësojnë, jo ta bllokojnë atë”, thotë ai.
Krahas të drejtave të abortit dhe emigracionit, Carl Hughes, një votues i pavarur, thotë se do t'i japë përparësi çështjes së kujdesit shëndetësor kur të votojë në zgjedhjet e nëntorit./VOA
gara presidenciale ne shba
Bota
30 Gusht 2024, 21:31
r.ll
jeffrey hovenier
KOSOVË- Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovë...
Bota
30 Gusht 2024, 21:28
r.ll
sergei mikhailov
RUSI- Sergei Mikhailov, gazetar dhe redaktor i një faqeje interneti me bazë në rajonin malor të Altait, në Siberi...
Bota
30 Gusht 2024, 21:17
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin miratoi një kërkesë për mbështetje ushtarake shtesë pë...
Bota
30 Gusht 2024, 21:08
r.ll
pamje nga sulmet
UKRAINË- Një sulm rus me bomba me drejtim në qytetit Kharkiv, në pjesën verilindore të Ukrainës, goditi...
Bota
30 Gusht 2024, 20:29
r.ll
ceremonia
GREQI- Kreu i SYRIZA-s në Greqi Stefanos Kasselakis dhe partneri i tij Tyler Macbeth kanë celebruar martesën ...
Bota
30 Gusht 2024, 19:25
r.ll
alicia kearns, vucic dhe macron
BRITANI- Deputetja britanike, Alice Kearns, ka reaguar pas vizitës së presidentit të Francë Emmanuel Ma...
Bota
30 Gusht 2024, 19:20
S.B
Leonardo Bertulazzi
ARGJENTINË- Policia në Buenos Aires ka arrestuar një person të kërkuar në Itali prej dekadash për nj...
Bota
30 Gusht 2024, 17:52
S.B
foto ilustruese
KOSOVË- Autoritetet kosovare i kanë mbyllur të premten pesë komunale paralele serbe në veri të vendit –...
Bota
30 Gusht 2024, 17:38
S.B
Princat William dhe Harry
MBRETËRI E BASHKUAR- Princat William dhe Harry morën pjesë në funeralin e xhaxhait të tyre të ...
Bota
30 Gusht 2024, 17:09
r.ll
foto ilustruese
TOKIO- Gati 40,000 njerëz vdiqën vetëm në shtëpitë e tyre në Japoni gjatë gjysmës së par&...