Bota

Mbyllen pesë komuna serbe në veri, ministri Krasniqi: Kanë cënuar kushtetueshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës

Ai tha se komunat paralele serbe kanë funksionuar nën udhëheqjen e Serbisë, duke e cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.

30 Gusht 2024, 17:52 Nga S.B
Mbyllen pesë komuna serbe në veri, ministri Krasniqi: Kanë
foto ilustruese

KOSOVË- Autoritetet kosovare i kanë mbyllur të premten pesë komunale paralele serbe në veri të vendit – pjesë e banuar me shumicë serbe – njoftoi ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi.

Ai tha se komunat paralele serbe kanë funksionuar nën udhëheqjen e Serbisë, duke e cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.

Krasniqi tregoi se komunat e mbyllura janë Qarku i Mitrovicës së Kosovë, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit.

Më herët gjatë këtij viti, autoritetet kosovare i mbyllën shtatë komuna të tjerë paralele serbe në pjesë tjera të vendit si, Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Rahovec dhe Dragash.

“Institucionet e Republikës së Kosovës ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët, pa dallim. Ato janë adresa e duhur për të gjitha kërkesat dhe nevojat e qytetarëve tanë. Mbesim të përkushtuar për sa më shumë shërbime me cilësi sa më të lartë”, tha Krasniqi./REL

serbi kosove

Sondazh

Poll