Bota

Aksident i rëndë në Kosovë, automjeti rrokulliset në rrugë, 5 persona brenda tij, dyshohet për viktima

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, deklaroi se përveç dëmeve të rënda trupore, raportohet edhe për pasoja fatale nga ky aksident.

29 Gusht 2024, 22:21 Nga M.B
Aksident i rëndë në Kosovë, automjeti rrokulliset në
Foto ilustruese

KOSOVA- Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së enjtes rreth orës 19:00, në afërsi të Sllatinës në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Kosovë, nga ku raportohet se një automjet është rrokullisur në rrugë. Në automjet mësohet se ndodheshin pesë persona.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, deklaroi se përveç dëmeve të rënda trupore, raportohet edhe për pasoja fatale nga ky aksident. Sipas informacioneve të para, personi që po drejtonte automjetin, dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi të.

“Me datën 29.08.2024, rreth orës 18:56, policia ka  pranuar informatën se afër fshatit  Sllatinë, drejtimi Prishtinë-Pejë një veturë në të cilin gjendeshin 5 persona kishte humbur drejtimin dhe ishte rrotulluar dhe është shkaktuar një vetaksident”, ka deklaruar ai.

kosova

Sondazh

Poll