Bota

"Fushatë kundër abuzimeve në elitën e ushtrisë", Putin arreston ish-zv.ministrin e mbrojtjes

Arrestimi vjen në sagën e një fushatë kundër abuzimeve në elitën e ushtrisë së vendit, ose e zyrtarëve të lidhur me ish-ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu. Popov përballet me deri në 10 vjet burg nëse provohen akuzat e mashtrimit.

29 Gusht 2024, 21:51 Nga M.B
"Fushatë kundër abuzimeve në elitën e
Sergei Shoigu dhe Pavel Popov

RUSIA- Ish-zëvendës ministri rus i mbrojtjes, Pavel Popov, është arrestuar sot nga administrata e presidentit Vladimir Putin. Arrestimi vjen në sagën e një fushatë kundër abuzimeve në elitën e ushtrisë së vendit, ose e zyrtarëve të lidhur me ish-ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu. Popov përballet me deri në 10 vjet burg nëse provohen akuzat e mashtrimit.

Çështja kundër Popov lidhet me aktivitetet e biznesit në një impjant të kontestuar ushtarak pranë Moskës që është quajtur më parë nga mediat “parku i lodrave të ushtrisë ruse”, duke iu referuar abuzimeve. Parku i Patriotve ka qenë në fakt një projekt i nisur nga ish-ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu, me qëllim frymëzimin apo indoktrinimin e të rinjve me armatimet dhe pajisjet ushtarake sovjetike e ruse.

Popov bëhet figura e tetë e lartë e ushtrisë muajt e fundit, që arrestohet me akuza përvetësimi, rryshfeti e abuzimi, pas zv. ministrit Timur Ivanov, dhe të tjerëve që po ndalohen pas zëvendësimit nga Putin të kreut të mbrojtjes Shoigu.

pavel popov

Sondazh

Poll