Bota

VIDEO/ Përmbytjet shembin rrugën në New York, pamjet bëhen virale në rrjet

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan edhe përmbytje të mëdha në banesa, biznese dhe institucione, dëmtuan rrugët dhe shkaktuan çarjen e dy digave.

29 Gusht 2024, 15:42 Nga S.B
VIDEO/ Përmbytjet shembin rrugën në New York, pamjet bëhen
pamje nga ngjarja

SHBA- Pamjet nga shembja e një rruge në ShBA po bëjnë xhiron e rrjetit së fundmi. Një rrugë në Suffolk County, Nju Jork u shemb për shkak të përmbytjeve në fund të javës së kaluar.

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan edhe përmbytje të mëdha në banesa, biznese dhe institucione, dëmtuan rrugët dhe shkaktuan çarjen e dy digave. Guvernatorja Kathy Hochul vizitoi zonën që u dëmtua nga një stuhi duke e quajtur atë 'të jashtëzakonshme'.

Hochul ka siguruar një Deklaratë Federale të Emergjencave nga Presidenti Biden, që do të thotë se qarku do të ketë akses në ndihmën e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave.

shbaa shembje rruge

Sondazh

Poll