Paga minimale në Kosovë rritet në 350 euro, Kurti: Po përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve
Euro KOSOVË- Qeveria e Kosovës mori vendim gjatë një mbledhjeje, të mërkurën, ta rrisë pagën minimale në ...
Vulin duhej të merrte pjesë në një festë të kësaj komune, të njohur si Vellika Gospojina, dhe të vendoste lule në Sheshin e Republikës Sërpska për luftëtarët serbë që humbën jetën në luftën e viteve 1990.
SARAJEVË- Autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë nuk i dhanë leje zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vulin, për të fluturuar me helikopter në Pale, afër Sarajevës, njoftoi Qeveria e Serbisë. Vulin duhej të merrte pjesë në një festë të kësaj komune, të njohur si Vellika Gospojina, dhe të vendoste lule në Sheshin e Republikës Sërpska për luftëtarët serbë që humbën jetën në luftën e viteve 1990.
“Edhe pse kabineti i zëvendëskryeministrit të Serbisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada e Serbisë i kanë dorëzuar në mënyrë të rregullt dhe me kohë të gjitha informatat e nevojshme dhe dokumentet mbështetëse, e madje kanë deklaruar qëllimin e vizitës, autoritetet në Federatë, me heshtjen dhe mospërgjigjjen e tyre, nuk e kanë dhënë pëlqimin për fluturim”, thuhet në komunikatën që transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Në njoftim thuhet, gjithashtu, se Ambasada e Serbisë i ka respektuar të gjitha procedurat e kërkuara, por, pavarësisht kësaj, autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë nuk i janë përgjigjur kërkesës. Deri në publikimin e këtij lajmi, autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë nuk u deklaruan në lidhje me këtë rast.
Vulin, megjithatë, arriti në ceremoninë në Pale, por me veturë zyrtare, raporton agjencia serbe e lajmeve, Beta. Vulinit nuk iu dha leje për të fluturuar në Bosnje dhe Hercegovinë as më 5 gusht, kur ishte dashur të merrte pjesë në hapjen e një ekspozite kushtuar vuajtjeve të serbëve në Luftën e Dytë Botërore në Prebillovci - një fshat në jug të Bosnjës.
Siç shpjegoi në atë kohë ministri i Punëve të Jashtme i Bosnje dhe Hercegovinës, Ellmedin Konakoviq, Vulinit nuk i është dhënë leja për të arritur në Bosnje me helikopter, pasi kërkesa ka mbërritur shumë vonë dhe se ai nuk ka dashur t’i shkelte procedurat, meqë është person, i cili “e minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje dhe Hercegovinës çdo ditë”.
Pas kësaj ngjarjeje, Serbia i dërgoi një notë proteste Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, duke vlerësuar se një vendim i tillë “nuk është në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore”.
Vulin arriti në manifestimin në Prebillovci të nesërmen. Retorika e Beogradit zyrtar dhe Sarajevës është ashpërsuar muajt e fundit. Një nga arsyet ishte lobomi i autoriteteve në Beograd kundër miratimit të një rezolute të Kombeve të Bashkuara për gjenocidin në Srebrenicë.
Më 23 maj, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Rezolutën që e shpalli 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë./REL
Euro KOSOVË- Qeveria e Kosovës mori vendim gjatë një mbledhjeje, të mërkurën, ta rrisë pagën minimale në ...
GAZA- Ushtria izraelite ka kryer sulme dhe bastisje në Bregun e okupuar Perëndimor të mërkurën, duke i vrarë së paku në...
Helokopteri SARAJEVË- Një helikopter i Forcave të Armatosura të Bosnje dhe Hercegovinës u rrëzua të mërkurën n...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e tij është duke i vazhduar konsultimet dhe diskutimet me aleat...
Donald Trump dhe Kamala Harris SHBA- Kandidati për president të SHBA-së, Donald Trump, ka vënë edhe një herë në...
Merz dhe Olaf Scholz GJERMANI- Kreu i CDU-së, Merz, kërkon nga kancelari Scholz një ndryshim kursi përsa i përket politik&eum...
Hristijan Mickoski SHKUP- Njoftimi i sotëm i kryeministrit maqedonas Hristijan Mickoski se në të ardhmen do të ketë ndry...
Alessia Vidotto ITALI- 38-vjeçarja Alessia Vidotto ishte në Tiranë me pushime me bashkëshortin dhe djalin e saj një vjeç ...
Policia GJERMANI- Pas parandalimit të atentatit në koncertin e Taylor Swift në Vjenë ka debat për radikalizimin e të rinjve m...
Donald Trump SHBA- Prokurori i Posaçëm amerikan, Jack Smith, ka ngritur aktakuzë të re kundër ish-presidentit amerikan, Donald T...