Bota

Humbi jetën në Shqipëri teksa ndodhej me pushime, nëna e 38-vjeçares italiane: U kujdesën për të, por nuk e kuptoi çfarë po ndodhte

38-vjeçarja u transferua me urgjencë në Tiranë, por gjendja e saj filloi të përkeqësohej me shpejtësi nga 13 gushti. 

28 Gusht 2024, 09:48 Nga I.A
Humbi jetën në Shqipëri teksa ndodhej me pushime, nëna e
Alessia Vidotto

ITALI- 38-vjeçarja Alessia Vidotto ishte në Tiranë me pushime me bashkëshortin dhe djalin e saj një vjeç e gjysmë kur nisi të ndjente simptomat e para, të cilat i ngatërroi me gripin. Pas disa ditësh ajo vendosi të shkojë te mjeku dhe gjatë vizitës u vendos diagnoza: miokarditi, një inflamacion i miokardit i lidhur zakonisht me infeksione, sëmundje sistemike ose ekspozim ndaj barnave dhe toksinave. Në raste më serioze, mund të kërkohet transplantim i zemrës. Në rastin e Alessias, mjekët nuk kishin asnjë dyshim në atribuimin e inflamacionit me virusin Covid. 38-vjeçarja u transferua me urgjencë në Tiranë, por gjendja e saj filloi të përkeqësohej me shpejtësi nga 13 gushti. 

Nëna e saj ka rrëfyer për mediat italiane se Alessia ishte infektuar me Covid-19, dhe u shtrua menjëherë në spital, por virusi i preku zemrën dhe nuk arriti të mbijetonte. Ajo thekson se mjekët në Tiranë e ndihmuan vajzën e saj deri në momentet e fundit, por nuk arritën ta shpëtonin.

“Sipas mjekëve, virusi do të kishte prekur mushkëritë dhe më pas kishte infektuar zemrën. Vajza ime ka qenë gjithmonë e qetë këto ditë. Ajo ndoshta nuk e kuptoi se çfarë do të ndodhte. "Është thjesht Covid" ajo duhet të ketë thënë me vete kur ne nuk mund t'i afroheshim asaj. Asistenca ishte shumë e shpejtë. Janë kujdesur absolutisht në mënyrën më të mirë të mundshme," shpjegon nëna e saj Elga, e cila fluturoi në Shqipëri për të ndihmuar vajzën e saj gjatë shtrimit në spital.

Por miokarditi fulminant e mori atë brenda pak ditësh. 38-vjeçarja vdiq më 15 gusht, duke lënë pas bashkëshortin Eroldin dhe një fëmijë të vogël.  E përshkruar si një grua e qeshur dhe e rezervuar, Alessia Vidotto ishte e punësuar në Marcoli, një kompani lider në sektorin e syzeve. 

alessia vidotto

Sondazh

Poll