27 Gusht 2024, 22:49
Nga M.B
Foto ilustruese
SHBA- Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara (OHCHR) tha se politikat “problematike” të Kinës vazhdojnë të jenë në fuqi, dy vjet pas raportit të ashpër që akuzoi Pekinin për “krime kundër njerëzimit” në Ksinjiang. Kina është akuzuar se ka burgosur më shumë se 1 milion ujgurë dhe minoritete të tjera myslimane në provincën veriperëndimore të Ksinjiangut, akuza që Pekini i mohon.
OHCHR tha më 27 gusht se ka mbajtur një sërë diskutimesh në Gjenevë me zyrtarët kinezë që nga shkurti i vitit të kaluar, bisedime që i mundësuan shefit për të drejtat e njeriut të OKB-së, Volker Turk, të dërgonte një ekip në Pekin nga 26 maji deri më 1 qershor të këtij viti. Ky ekip zhvilloi bisedime me autoritetet kineze, veçmas për “politikat kundër terrorizmit dhe të sistemit penal gjyqësor”, tha zëdhënësja e OHCHR-së, Ravina Shamdasani.
“Në Ksinjang, ne e dimë se shumë ligje dhe politika problematike janë në fuqi”, tha ajo.
OHCHR i kërkoi Kinës që të “kryejnë shqyrtim të plotë” të kërkesave ligjore që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare dhe ligjeve kundër terrorizmit, por edhe mbrojtjen e minoriteteve ndaj diskriminimit. Kjo zyre bëri thirrje për përparim “në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kinë”, por edhe që të hetohen shkeljet e pretenduara, përshirë edhe torturë.
Në fund të gushtit të vitit 2022, kjo zyrë kishte publikuar një raport ku thuhej se Kina mund të ketë kryer “krime kundër njerëzimit në Ksinjiang”.
Në atë raport, që u kundërshtua nga Kina, ishin përmendur të dhëna “të besueshme” për torturë, mjekim të detyrueshëm, dhunë dhe punë të detyrueshme. Kina mohon këto akuza dhe insiston se në Ksinjiang ka qendra të "riedukimit", që i mundësojë të luftojë ekstremizmin./ REL
okb
Bota
27 Gusht 2024, 22:46
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Menaxhmenti i ndërmarrjes publike, Trepça, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka vendosur që t&e...
Bota
27 Gusht 2024, 22:26
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Një gjykatës federal në Teksas pezulloi të hënën përkohësisht zbatimin e një politike t&...
Bota
27 Gusht 2024, 22:12
M.B
Pavel Durov
FRANCA- Pavel Durov, drejtuesi i aplikacionit për shpërndarjen e mesazheve Telegram, mund të mbahet në paraburgim deri...
Bota
27 Gusht 2024, 22:10
M.B
Presidentja e Gjeogjisë, Salome Zurabishvili.
GJEORGJIA- Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, tha se zgjedhjet e reja parlamentare q&eu...
Bota
27 Gusht 2024, 22:05
M.B
Afrim Gashi.
MAQEDONIA E VERIUT- Interpelanca ndaj kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, do të jetë pik...
Bota
27 Gusht 2024, 21:59
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Platforma e mediave sociale X ka bërë një ndryshim në programin e saj të Inteligjencës Artificiale...
Bota
27 Gusht 2024, 21:53
M.B
Udhëheqësi suprem i Iranit
IRANI- Udhëheqësi suprem i Iranit la të hapur të martën mundësinë e negociatave t&...
Bota
27 Gusht 2024, 20:21
M.B
Foto nga takimi
KOSOVA- Shefi i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admirali Stuart Munsch, ësh...
Bota
27 Gusht 2024, 18:17
M.B
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina ka kryer testimin e parë të raketave balistike që ka pr...
Bota
27 Gusht 2024, 18:03
M.B
Julia Vavilova dhe Pavel Durov
FRANCA- 24-vjeçarja Julia Vavilova raportohet se është e dashura e Pavel Durov, themeluesit të Te...