Bota

VIDEO/ Feston 102-vjetorin duke u hedhur me parashutë, e moshuara thyen rekordin në Britani

Baillie, nga Benhall Green pranë Saxmundham në Suffolk, i tha BBC Radio 4 menjëherë pas hedhjes së saj se ishte "pa frymë".

27 Gusht 2024, 12:04 Nga S.B
VIDEO/ Feston 102-vjetorin duke u hedhur me parashutë, e moshuara thyen
pamje nga ngjarja

BRITANI- Një e moshuar është bërë parashutistja më e vjetër në Britani pasi u hodh nga një aeroplan në moshën 102-vjeçare. Manette Baillie u hodh të dielën në Beccles Airfield për të festuar ditëlindjen e saj.

Ajo më parë ka marrë përsipër sfida të tjera të guximshme, duke përfshirë rastin kur drejtoi rreth Silverstone me një Ferrari për ditëlindjen e saj të 100-të. Baillie, nga Benhall Green pranë Saxmundham në Suffolk, i tha BBC Radio 4 menjëherë pas hedhjes së saj se ishte "pa frymë".

“Ishte paksa e frikshme”, tha ajo. “Më duhet të pranoj se mbylla sytë shumë fort. Unë thjesht dua që njerëzit e tjerë që janë në 80 dhe 90-at të mos heqin dorë nga asgjë. Thjesht vazhdoni.”

Parashutisti i mëparshëm më i vjetër i Britanisë ishte Verdun Hayes i cili në maj 2017 u hodh me parashutë në moshën 101-vjeçare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

angli parashute

Sondazh

Poll