Bota

“Instagrami ka një problem masiv të shfrytëzimit të fëmijëve" Musk kundër arrestimit të CEO-s së Telegram: Të prangoset Zuckerberg!

Gjatë një seance dëgjimore në Senat në shkurt 2024, Zuckerberg u kërkoi falje familjeve të viktimave të abuzimit seksual të fëmijëve në internet.

26 Gusht 2024, 20:23 Nga M.B
“Instagrami ka një problem masiv të shfrytëzimit të
Elon Musk dhe Mark Zuckerberg

SHBA- Elon Musk doli në mbështetje të sipërmarrësit rus njëkohësisht pronarit të Telegram, Pavel Durov, teksa e cilësoi të gabuar arrestimin e tij. Musk bëri thirrje që në vend të tij të arrestohet CEO i Instagramit dhe Facebookut, Mark Zuckerberg.

“Instagrami ka një problem masiv të shfrytëzimit të fëmijëve, por nuk ka arrestim për Zuckerberg, pasi ai censuron fjalën e lirë dhe u jep qeverive akses në të dhënat e përdoruesve”, shkruan Elon Musk në rrjetin social X.

Gjatë një seance dëgjimore në Senat në shkurt 2024, Zuckerberg u kërkoi falje familjeve të viktimave të abuzimit seksual të fëmijëve në internet.

Pronari i aplikacionit të njohur të mesazheve, Telegram Pavel Durov, u ndalua në një aeroport në veri të Parisit me një mandat arresti për shkelje  në lidhje me aplikacionin e krijuar vite më parë. Akuzat janë se Durov nuk ka marrë hapa të mjaftueshëm për ndalimin e përdorimit të Telegramit për qëllime kriminale dhe se ka dështuar të bashkëpunojë me agjencitë e zbatimit të ligjit lidhur me trafikun e drogës, përmbajtjet e dënueshme me sfond seksual për të miturit dhe mashtrimet.

 

elon musk dhe mark zuckerberg

Sondazh

Poll