26 Gusht 2024, 19:34
Nga M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Rusia kreu sulme të gjera me dronë dhe raketa kundër Ukrainës të hënën, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke ndërprerë energjinë në pjesë të disa qyteteve, bënë të ditur zyrtarët ukrainas. Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia përdori më shumë se 100 raketa dhe rreth 100 dronë gjatë sulmeve që kishin si objektiv "infrastrukturën thelbësore civile". Në rrjetin social ‘Telegram’, zoti Zelenskyy shkruante se nuk është e drejtë që forcat ukrainase të kufizohen në aftësinë e tyre për të kryer sulme me rreze të gjatë veprimi, në një kohë kur Rusia nuk përballet me kufizime të tilla.
Zyrtarët ukrainas kanë kërkuar prej kohësh liri më të madhe për përdorimin e armëve që marrin nga vendet aleate. Ukraina synon të godasë me to objektiva ushtarake brenda Rusisë, të cilat përdoren për sulme me raketa dhe dronë kundër Kievit.
“Amerika, Britania, Franca dhe partnerët tanë të tjerë, kanë fuqinë për të na ndihmuar që ta ndalim këtë terror”, shkruante zoti Zelenskyy. "Koha për veprim vendimtar është tani", shtonte ai më tej.
Ndërkohë Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se kishte rrëzuar dronë ukrainas mbi rajonet Bryansk dhe Yaroslavl të hënën herët në mëngjes. Guvernatori i Yaroslavlit, Mikhail Yevrayev, tha se një nga dronët ishte rrëzuar përpara se të godiste një rafineri nafte. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes rajoni rus i Saratovit ishte objektivi kryesor i sulmeve me dronë ukrainas gjatë natës, duke shtuar se Moska kishte arritur të shkatërronte nëntë prej tyre.
Zyrtarët në Saratov njoftuan se mbetjet e dronëve kishin dëmtuar një kompleks banimi dhe plagosur një person. Guvernatori i rajonit rus të Belgorodit njoftoi për dy të plagosur nga një sulm me dronë ukrainas. Moska njoftoi gjithashtu se mbrojtja e saj ajrore kishte rrëzuar dronë ukrainas mbi rajonet Kursk, Tula, Oryol dhe Ryazan./ VOA
lufta ukraine-rusi
Bota
26 Gusht 2024, 17:45
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik në Greqi ...
Bota
26 Gusht 2024, 17:41
S.B
Pavel Durov
RUSI- Kremlini tha më 26 gusht se nuk ka pranuar asnjë informacion nga Franca pse e ka arrestuar Pavel Durov, miliarderin e lindur n&...
Bota
26 Gusht 2024, 17:39
S.B
Trump dhe Harris
SHBA- Zgjedhjet presidenciale amerikane ka të ngjarë të varen nga rezultati në shtatë shtete të fushëbe...
Bota
26 Gusht 2024, 15:03
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Izraeli raportohet se ka kryer sulme të reja ajrore ndaj Hezbollahut – grupit libanez të shpallur organizat...
Bota
26 Gusht 2024, 14:39
I.A
AFGANISTAN- Ngjarjet e tmerrshme të 26 gushtit të vitit 2021 janë ngulitur në kujtesën e Shafiullah Samsorit. Njëzetedyvje&...
Bota
26 Gusht 2024, 13:28
I.A
UKRAINË- Autoriteti shtetëror i energjisë i Ukrainës njoftoi se po aplikon ndërprerje emergjente të energjisë pas një ...
Bota
26 Gusht 2024, 13:11
S.B
Olaf Scholz
SOLINGEN- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha të hënën se dëshiron të rrisë deportimet e migrantëve të ...
Bota
26 Gusht 2024, 12:33
I.A
RUSI- Një gjykatë në Moskë lëshoi një urdhër arresti më 26 gusht për Aleksandra Frolova, një anëtare q&...
Bota
26 Gusht 2024, 09:04
I.A
SHBA- Plakja ndodh ngadalë e në mënyrë të qëndrueshme por jo vetëm kështu, thotë një studim i ri. Në t&...
Bota
26 Gusht 2024, 08:43
I.A
Zelensky dhe Erdogan
Të krijosh shanse negociimi - ky përmendet gjithnjë si qëllim i mundshëm i Ukrainës, prandaj edhe u...