Sport

Napoli siguron fitoren e parë nën drejtimin e Contes!

Ndërkohë Empoli ka mposhtur Romën në transfertë me rezultatin 2-1.

26 Gusht 2024, 00:46 Nga DOSJA
Napoli siguron fitoren e parë nën drejtimin e Contes!

ITALI - Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes të vlefshme për javën e 2-të të Serisë A. Napoli ka marrë fitoren e parë në drejtimin e Antonio Contes pasi ka mposhtur me shifrat 2-0 Bolonjën.

Golat u shënuan nga Di Lorenco, Kvara dhe Simeone. Me këtë 3 pikësh, “axurrët” ngjiten në vendin e 11-të.

Ndërkohë Empoli ka mposhtur Romën në transfertë me rezultatin 2-1. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me Giasi dhe në të 61-ën i dyfishuan ato. Goli i vetëm për verdhekuqtë erdhi në të 80-ën. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll