Sport

Nuk ka fitues në klasiken e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës!

Balaj i prishi festën duke shënuar një supergol nga goditja e dënimit. Kështu mbyllet sfida dhe të dyja skuadrat dalin nga “Loro Boriçi” me nga 1 pikë.

26 Gusht 2024, 00:40 Nga DOSJA
Nuk ka fitues në klasiken e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe

SHKODER - Vllaznia dhe Tirana kanë ndarë pikët pas barazimit 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Superiores.

Të parët që kaluan në avantazh ishin bardheblutë me Zharmuni. Ndërkohë në pjesën e parë Tirana ishte edhe e pafat pasi traversa i mohoi një tjetër gol.

Pjesa e dytë do të ishte më e zjarrtë me Balaj që riktheu baraspeshën në minutën e 55-të nga pika e bardhë e penalltisë.  

Ndërkohë Ismajli kaloi në avantazh skuadrën e tij, por vetëm pas dy minutash Balaj i prishi festën duke shënuar një supergol nga goditja e dënimit. Kështu mbyllet sfida dhe të dyja skuadrat dalin nga “Loro Boriçi” me nga 1 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll