Aktualitet

Zjarr masiv pranë kalasë së Shën Triadhës në zonën e Gjirokastrës, rrezikohen disa fshatrat

Paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm dhe me rrezik të lartë për disa fshatra të njësisë Antigone teksa në vendngjarje po afrohen dhjetëra forca zjarrfikëse dhe vullnetarë.

25 Gusht 2024, 21:59 Nga M.B
Zjarr masiv pranë kalasë së Shën Triadhës në
Foto nga vendi i ngjarjes

GJIROKASTRA- Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e kodrave përreth kalasë së Shën Triadhës përballë Gjirokastrës. Paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm dhe me rrezik të lartë për disa fshatra të njësisë Antigone teksa në vendngjarje po afrohen dhjetëra forca zjarrfikëse dhe vullnetarë.

Aktualisht zjarri po favorizohet nga era duke bërë që të marrë përmasa të mëdha, duke iu afruar fshatrave Arshi Lengo dhe Asim Zeneli teksa priten përforcime me forca zjarrfikëse të bashkive Dropull, Tepelenë e Përmet.

zjarr

Sondazh

Poll