Bota

Vriten 11 oficerë policie në Pakistan, u zunë pritë nga disa persona të armatosur

Gjithashtu oficerët u vunë në shënjestër në provincën lindore të Pakistanit Punjab, në rrethin Rahim Yar Khan. Kolona po kalonte nëpër një zonë të shkretë si pjesë e një operacioni që synonte grabitësit në rajon.

22 Gusht 2024, 21:20 Nga E. D
Vriten 11 oficerë policie në Pakistan, u zunë pritë nga disa
foto ilustruese

PAKISTAN- 11 oficerë policie u vranë dhe disa të tjerë u plagosën gjatë një prite nga disa sulmues të armatosur në Pakistan. Mediat e huaja raportojnë se sulmuesit mbanin armë dhe granata me raketa (RPG).

Gjithashtu oficerët u vunë në shënjestër në provincën lindore të Pakistanit Punjab, në rrethin Rahim Yar Khan. Kolona po kalonte nëpër një zonë të shkretë si pjesë e një operacioni që synonte grabitësit në rajon.

Pakistani ka dëshmuar një rritje të sulmeve nga militantët në vitet e fundit, por një numër kaq i lartë i viktimave të policisë në një sulm të vetëm është i rrallë. Forcat pakistaneze të sigurisë shpesh kryejnë operacione kundër banditëve në provincat lindore Punjab dhe jugore të Sindh, ku ata fshihen në zonat rurale dhe pyjore.

Ministri i Brendshëm, Mohsin Naqvi, denoncoi sulmin, duke shprehur dhimbjen e tij të thellë dhe duke i përshkruar oficerët e vrarë si dëshmorë. Ai u lut për shërimin e hershëm të shtatë oficerëve të plagosur dhe urdhëroi autoritetet të ndërmarrin veprime të menjëhershme dhe efektive kundër sulmuesve.

oficerë policie pakistan mohsin naqvi

Sondazh

Poll