Bota

VIDEO/ Zjarr i madh në një port rus, fundoset trageti që transportonte depozita karburanti

Trageti që mbante 30 depozita karburanti, siç konfirmoi Fyodor Babenkov, kreu i qarkut të qytetit Temryuk që përfshin portin, pësoi dëme të konsiderueshme si rezultat i sulmit, i cili shkaktoi një zjarr.

22 Gusht 2024, 21:09 Nga E. D
VIDEO/ Zjarr i madh në një port rus, fundoset trageti që
pamje nga zjarri ne port

RUSI- Një traget me depozita karburanti u fundos në portin rus Kavkaz në rajonin jugor të Krasnodarit të enjten pas një sulmi ukrainas. Trageti që mbante 30 depozita karburanti, siç konfirmoi Fyodor Babenkov, kreu i qarkut të qytetit Temryuk që përfshin portin, pësoi dëme të konsiderueshme si rezultat i sulmit, i cili shkaktoi një zjarr.

"17 anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan nga trageti," tha guvernatori i rajonit Krasnodar në Telegram.

Autoritetet vendase thanë se një tren special ishte dërguar në vend dhe se më shumë se 100 persona u angazhuan në shuarjen e flakëve.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll