Bota

6-vjeçari i humbur gjendet pas pesë ditësh në xhungël në Vietnam, vogëlushi mbijetoi me gjethe, fruta të egra dhe ujë të përrenjve

Ai u gjet të mërkurën nga fermerët vendas të cilët dëgjuan klithmën e një fëmije ndërsa po pastronin një fushë kanelle afër pyllit.

22 Gusht 2024, 17:36 Nga E. D
6-vjeçari i humbur gjendet pas pesë ditësh në xhungël
Dang Tien Lam

VIETNAM- Një djalë 6-vjeçar, i cili ishte zhdukur prej pesë ditësh, është gjetur thellë në një pyll në Vietnam. Dang Tien Lam, i cili jeton në provincën veriperëndimore Yen Bai, ishte duke luajtur në një lumë me nëntë vëllezërit e motrat e tij më 17 gusht, kur ai u end nëpër kodra dhe humbi.

Ai u gjet të mërkurën nga fermerët vendas të cilët dëgjuan klithmën e një fëmije ndërsa po pastronin një fushë kanelle afër pyllit. Lam, i cili u gjet i ulur në shkurret e kasavës rreth 6 km nga vendi ku u zhduk, ishte dobësuar aq shumë sa nuk ishte në gjendje të qëndronte në këmbë.

"Jam shumë i lodhur, nuk mund të ngrihem, të lutem më mbaj lart," tha Lam, sipas fermerit 52-vjeçar Ly Van Nang.

Siç raportohet vogëlushi ka mbijetuar me gjethe, fruta të egra dhe ujë të përrenjve. Ai u gjet i veshur me një bluzë të kuqe dhe pantallona të shkurtra që ishin krejtësisht të ndotura. Policia tha se ishte një mrekulli që Lam u gjet i gjallë.

“Urime që u kthyet shëndoshë e mirë pranë familjes”, kanë shkruar oficerët në një postim në Facebook.

 

dang tien lam

Sondazh

Poll