Bota

VIDEO/ Putin ulet në gjunjë para një memoriali

Putin vizitoi Osetinë e Veriut 12 ditë përpara 20 vjetorit të tragjedisë së pengjeve në shkollën Beslan që mori 334 jetë. Ishte vetëm hera e dytë që Putini vizitonte Beslanin.

21 Gusht 2024, 16:03 Nga I.A
VIDEO/ Putin ulet në gjunjë para një memoriali
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin u takua dje me përfaqësuesit e organizatës Nënat e Beslanit për herë të parë në 19 vjet në Osetinë e Veriut. Putin vizitoi Osetinë e Veriut 12 ditë përpara 20 vjetorit të tragjedisë së pengjeve në shkollën Beslan që mori 334 jetë. Ishte vetëm hera e dytë që Putini vizitonte Beslanin.

 

Herën e fundit që ka shkuar atje ka qenë në vitin 2008, kur ishte kryeministër dhe as atëherë jo në përvjetorin e incidentit, por një muaj më parë. Putini kishte takuar vetëm një herë nënat e Beslanit, në vitin 2005 në Moskë. Kremlini publikoi një video të takimit. Në videon e gjatë katër minutëshe, flet vetëm Putini, duke mos parë kurrë drejtpërdrejt tre gratë e pranishme.

Në fjalimin e tij, Putin bën një gabim në lidhje me numrin e fëmijëve të vrarë dhe pjesën më të madhe ia kushton luftës së vazhdueshme të Rusisë kundër armiqve, të cilët ai thotë se janë neo-nazistë dhe vende të huaja.

vladimir putin

Sondazh

Poll