Art&Argëtim

Historia e dashurisë mes dy këngëtarëve/ Redon Makashi paska njohur Mira Konçin me Shpëtim Saraçin

13 Dhjetor 2019, 07:38 Nga DOSJA
Historia e dashurisë mes dy këngëtarëve/ Redon Makashi paska

TIRANË– Këngëtari i njohur Redon Makashi është një prej emrave më të dashur për publikun shqiptar për muzikën që ai bën.

Kemi parë të gjithë që daljet e tij në  skenë janë  të rralla, por së fundmi këngëtari ka qenë i ftuar në emisionin “Këndo Këngën Time”, ku ka folur jo vetëm për jetën e tij por edhe për jetën  profesionale.

Në emision ai është pyetur nga moderatori sesi këngëtarja e mirënjohur Mira Konci u bë pjesë e grupit të çunave të atyre viteve.

“Ti nuk ke grup pse nuk vjen me grupin tonë, pranoi direkt ftesën. Kemi qenë fëmijë në atë kohë dhe ky ka qenë prezantimi ynë i parë në një tren dhe prej andej ju thashë çunave të grupit do marrim edhe Mirën në grup që të jemi  bashkë. Ata e pritën me shumë dëshirë dhe krijova në atë kohë një këngë “ndoshta ishte dashuri “ dhe kjo këngë siç hyri ashtu doli nga festivali. Më tha Shpëtimi, që ta orkestroj unë këtë këngë. Erdhëm te shtëpia ime dhe filluam në atë tastierën e lashtë dhe në çdo bisedë më thoshte, si tja bëjë të flas me Mirën. Një dy, një dy  po mirë i thash flisni se kam bërë një këngë për Mirën tha Shpëtimi. Më pyeti a lejohen dy këngë në festival tha, e rregulloj unë e fus me dy këngë.  E takoj Mirën dhe i them ky është miku im Shpëtimi ka bërë një këngë dhe u prezantuan në prezantimin e parë.”- është shprehur Redoni.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz mira konci redon makashi shpetim saraçi mira konci redon makashi shpetim saraçi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Dhjetor 2019, 19:06

TIRANË– Modelja 19-vjeçare Klaudja Kalia, disa kohë më parë u shpall miss “Fashion Tv”, duke nënshkruar një kontratë me gjigandin e modës.E ftuar në...