Bota

E rëndë në Prishtinë, gruaja vret me armë kunatin, më pas është vetëdorëzuar në polici

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara me inicialet N.M.

20 Gusht 2024, 20:51 Nga N.F
E rëndë në Prishtinë, gruaja vret me armë kunatin,
Foto ilustruese

PRISHTINË- Një grua dyshohet se ka vrarë kunatin e saj në Prishtinë. Sipas burimeve, e dyshuara është vetëdorëzuar në polici. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara me inicialet N.M.

Konfirmimi i plotë:


Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person dyshuara: -N.M. femër . Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.

prishtine viktime

Sondazh

Poll