Bota

Kërcënimi i ambasadave serbe në Gjermani dhe Austri, Daçiç: Kemi informacion zyrtar se personi është Denis Krasniqi, aktualisht ndodhet në Kosovë!

Daçiç tha se Krasniqi aktualisht ndodhet në Kosovë dhe se ai është urdhëruar të paraqitet në policinë zvicerane “menjëherë pasi të jetë kthyer në Zvicër. Më herët gjatë ditës, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriç, i tha televizionit Pink se ambasadat serbe në dy kryeqytetet kryesore evropiane janë kërcënuar në 24 orët e fundit se do të jenë “cak i sulmeve terroriste”.

20 Gusht 2024, 17:43 Nga N.F
Kërcënimi i ambasadave serbe në Gjermani dhe Austri,
Daçiç

SERBI- Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë (MPB), Ivica Daçiç, tha të martën se ka pranuar informatë zyrtare për një person i cili dyshohet se ka dërguar mesazhe kërcënuese në aeroportin "Nikola Tesla" në Beograd, në ambasadat serbe në Gjermani dhe Austri, si dhe në Qendrën e Beogradit për Politika të Sigurisë.

“Lidhur me mesazhet kërcënuese të ardhura përmes postës elektronike, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka marrë informacion zyrtar se personi në fjalë është Denis Krasniqi (i lindur më 1998) nga Zvicra, prindërit e të cilit janë nga Kosova”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Daçiç tha se Krasniqi aktualisht ndodhet në Kosovë dhe se ai është urdhëruar të paraqitet në policinë zvicerane “menjëherë pasi të jetë kthyer në Zvicër. Më herët gjatë ditës, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriç, i tha televizionit Pink se ambasadat serbe në dy kryeqytetet kryesore evropiane janë kërcënuar në 24 orët e fundit se do të jenë “cak i sulmeve terroriste”.

Ai shtoi se nuk dëshiron të japë hollësi pa u konsultuar me organet e sigurisë, sepse “nuk dëshiroj të përkeqësohet situata”. Gjuriç tha se mëngjesin e së martës janë shtuar masat e sigurisë në disa nga zyrat diplomatike dhe misionet konsullore të Serbisë në Evropë. Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës lidhur me deklaratën e Marko Gjuriçit, por nuk ka marrë përgjigje./ REL

daçiç serbi

Sondazh

Poll