Aktualitet

FOTO/ Zjarret në Gjirokastër, shuhen flakët në malin mbi fshatin Labovë  

Po ashtu mësohet se zjarrfikësit konstatuan disa vatra zjarri dhe ndërhynë me pompa shpine dhe mjete rrethanore për izolimin deri në shuarjen e plotë.

18 Gusht 2024, 08:18 Nga M.B
FOTO/ Zjarret në Gjirokastër, shuhen flakët në malin mbi
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një zjarr masiv përfshiu një zonë malore mbi fshatin Labovë të Gjirokastrës. Momentalisht bëhet me dije se gjatë natës ekipet zjarrfikëse arritën të venë nën kontroll vatrat në këtë zonë. Lidhur me rastin mësohet se një grup prej 11 forcash të repartit zjarrfikës dhe 6 punonjës mbështetës u nisën për të ndërhyrë në mal.

Po ashtu mësohet se zjarrfikësit konstatuan disa vatra zjarri dhe ndërhynë me pompa shpine dhe mjete rrethanore për izolimin deri në shuarjen e plotë.

zjarret ne vend

Sondazh

Poll