Bota

U helmuan rreth 20 persona, mbyllet një furrë buke në Prishtinë

Për shkak të helmimit mësohet se furra është mbyllur. Personat që dyshohet se janë helmuar, sipas Policisë së Kosovës, kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

17 Gusht 2024, 13:17 Nga N.F
U helmuan rreth 20 persona, mbyllet një furrë buke në
Foto ilustruese

PRISHTINË- Rreth 20 persona janë helmuar nga produktet e një furre në Prishtinë. Për shkak të helmimit mësohet se furra është mbyllur. Personat që dyshohet se janë helmuar, sipas Policisë së Kosovës, kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Njësia policore ka intervistuar pronarin e furrës si dhe me vendim të inspektorëve sanitarë furra është mbyllur deri në daljen e analizave”, u tha në njoftimin e Policisë së Kosovës. Në ditët në vijim, sipas autoriteteve, do të intervistohen edhe personat që dyshohet se janë helmuar.

kosove prishtine helmim

Sondazh

Poll

Bota 17 Gusht 2024, 08:58 N.F

Përdorimi i armëve gjermane në Rusi

Foto ilustruese GJERMANI- Ligjërisht, përdorimi i armëve gjermane në Rusi nuk është problem. Por politikisht, situata ës...