Politike

Berisha: Edi Rama, kujt i përkasin helmet e eksportuara nga Shqipëria, kush ta ka mbyllur gojën ty dhe institucioneve të krimit që heshtin

Për kryedemokratin Berisha, Rama përmes biznesit të mbetjeve po luan me shëndetin dhe jetën e shqiptarëve.

16 Gusht 2024, 21:14 Nga I.A
Berisha: Edi Rama, kujt i përkasin helmet e eksportuara nga Shqipëria,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në tubimin qytetar foli edhe për anijet me mbetje toksike të nisura nga Shqipëria dhe që tani po enden në det të hapur. Berisha e konsideron heshtjen e Ramës për anijet me mbetje toksike, si një akuzë ndaj tij, pasi duket qartë sipas Berishës se është biznesi dirket i kryeministrit. Për kryedemokratin Berisha, Rama përmes biznesit të mbetjeve po luan me shëndetin dhe jetën e shqiptarëve.

"Kujt i përkasin helmet e eksportuara nga Shqipëria, kush ta ka mbyllur ty gojën, kush ua ka mbyllur gojën doganave të vendit, autoritetit portual, inspektoriatit të mjedisit, inspektoriatit të punës, tatimeve, policisë, SHISH. Institucioneve të krimit që heshtin si fije bari, në një kohë kur nga Shqipëria eksportohen helm dhe vdekje dhe askush nuk flet prej tyre. Edi Rama nxirre kokën ku e ke futur se nga ky spiral nuk del dot. Cili është biznesi yt me helme, thuajua shqiptarëve. Me kë e kryen ti këtë biznes. Çfarë lëndësh helmuese toksike prodhon apo dezaktivizon në Shqipëri. Shqiptarët duhet të dinë se çfarë kërcënimi kanë bërë dhe bëjnë këto për fëmijët e tyre dhe jetët e tyre. Kjo nuk kalon, fshihu sa të duash. Posto çtë duash, mashtro çtë duash, por këto të vërteta do të dalin në dritën e diellit dhe ti do të marrësh ndëshkimet që meriton. Duke ju falenderuar me mirënjohje të pakufishme dhe njëherë, ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë kundër këtij regjimi. Betejë të pandalshme, betejë pa kthim, betejë drejt fitores. Rrofshi ju, rroftë opozita shqiptare, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll