Bota

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve

Vendimi për sanksione të tilla do të kërkonte miratimin e të 27 shteteve anëtare të bllokut, të cilët janë të ndarë lidhur me konfliktin izraelito-palestinez. Shtëpia e Bardhë ka dënuar sulmin në Xhit, afër Nablusit, duke e quajtur të papranueshëm. Autoriteti Palestinez tha se një palestinez është vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë sulmit.

16 Gusht 2024, 17:44 Nga E. D
Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak
Josep Borrell

IZRAEL- Shefi i diplomacisë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se do të propozojë sanksionimin e zyrtarëve të Qeverisë izraelitë që mundësojnë dhunën e kolonëve hebrenj. Këtë deklaratë Borrell e bëri më 16 gusht, një ditë pas një sulmi vdekjeprurës në një fshat në Bregun e pushtuar Perëndimor.

“Ditë pas dite, me një pandëshkueshmëri pothuajse totale, kolonët izraelitë nxisin dhunën në Bregun e pushtuar Perëndimor, duke kontribuar në rrezikimin e çdo mundësie për arritjen e paqes. Qeveria izraelite duhet të ndalë menjëherë këto veprime të papranueshme”, tha Borrell përmes një postimi në X.

Vendimi për sanksione të tilla do të kërkonte miratimin e të 27 shteteve anëtare të bllokut, të cilët janë të ndarë lidhur me konfliktin izraelito-palestinez. Shtëpia e Bardhë ka dënuar sulmin në Xhit, afër Nablusit, duke e quajtur të papranueshëm. Autoriteti Palestinez tha se një palestinez është vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë sulmit.

Dhuna në Bregun Perëndimor, territor palestinez që është në pushtimin e Izraelit që nga viti 1967, është rritur që nga nisja e luftës në Gazë më 7 tetor mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Që atëherë, qindra palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor nga ushtria izraelite apo kolonët.

Vendbanimet izraelite në Bregun Peërndimor që sipas ligjit ndërkombëtar konsiderohen të paligjshme po ashtu janë zgjeruar në nivel rekord. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanayahu, udhëheqë partinë konservatore, Likud. Që nga dhjetori i vitit 2022, ai udhëheqë Qeverinë izraelite dhe ka mbështetur ndërtimin e më shumë vendbanimeve në Bregun Perëndimor.

josep borrell

Sondazh

Poll