Sport

Solidaritet dhe humanizëm!... Lojtarët e klubit suedez, qethin flokët për të mbështetur shokun e skuadrës me kancer

I diagnostikuar me kancer në moshën 24-vjeçare, Markus Heman, lojtari i Kalmar AIK FK (divizioni i 5-të suedez), pa të gjithë shokët e tij duke rruajtur kokën për ta mbështetur, në një video që u bë virale. Në të njëjtën kohë, klubi i tij mblodhi më shumë se 150.000 euro.

13 Gusht 2024, 09:00 Nga DOSJA

Solidaritet dhe humanizëm!... Lojtarët e klubit suedez, qethin

SUEDI - Së bashku, ne jemi më të fortë. Në fillim të korrikut, Markus Heman, lojtar i Kalmar AIK FK (divizioni i 5-të suedez), mësoi se kishte kancer në moshën 24-vjeçare.

Për ta mbështetur, shokët e skuadrës vendosën që të gjithë të qethnin flokët. Një moment mjaft emocionues, i cili ka emocionuar të riun që vuante nga kjo sëmundje.

Në të njëjtën kohë, klubi i tij organizoi një ndeshje për nder të tij të shtunën e kaluar, sin jë fushatë solidariteti për një mbledhje fondesh, e cila tashmë ka arritur në më shumë se 150.000 euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll